Flash News

KRYESORE

Gjendet i djegur mjeti i autorëve të dyshuar të vrasjes së ish punonjësit të policisë

Gjendet i djegur mjeti i autorëve të dyshuar të vrasjes së

Policia ka nisur nga puna për arrestimin e autorëve të vrasjes së 26 vjeçarit, Santiago Malko.

Sipas hetuesve, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe dogjën mjetin e tyre tip "Mercedes Benz". Shërbime të shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet.

Kanë qenë dy mjete që kanë marrë pjesë në atentat, “Benz-i” dhe një furgon i bardhë tip “Volkswagen”, i cili po lëvizte në drejtim të kundërt me mjetin viktimës.

Ndërkohë policia e Tiranës ka identifikuar njërin prej autorëve të krimit. Ai është shtetasi me inicialet D.A.

Ish punonjësi i policisë i vrarë në mbrëmjen e sotme në kryeqytet është mik me Ervis Martinaj, biznesmenin e basteve sportive. Madje, viktima Santiago Malko ka qenë prezent në ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar në bllok, ku u vra Fabian Gaxhaj. Ai ishte shpallur në kërkim që nga kjo ngjarje.

Të fundit