Flash News

KRYESORE

Gjendet i murosur në Itali një skelet njeriu, dyshohet se i përket shqiptarit  

Gjendet i murosur në Itali një skelet njeriu, dyshohet se i

Skeleti i një personi është gjetur i murosur në një vilë historike në komunën Senago në provincën e Milanos.

Trupi është gjetur nga disa punëtorë që po kryenin restaurimin e vilës. Pas analizave shkencore është vërtetuar se trupi është murosur 5 vite më parë e mediat italiane raportojnë se trupi mund t'i përkasë një shqiptari të zhdukur në Genova më 2013 i lidhur me botën e krimit e të prostitucionit.

Kufoma është gjetur në një pus rreth 15 metra të thellë e bashkë me të janë gjetur dhe një xhup e disa pjesë veshjeje. Veshjet e gjetura shtojnë dyshimin e lidhjes me identitetin e shqiptarit.

Mosha nesatare e trupit mund të jetë nga 35-45 vjeç. Prokuroria e Monzës ka nisur një proces hetimor e mjekësia ligjore ka marrë në dorëzim trupin për të kryer autopsinë, e cila do të ndihmojë në zbardhjen e identitetit të viktimës si dhe nëse bëhet fjalë për një krim vrasje.

Të fundit