Flash News

KRYESORE

Gjendet i pajetë 13 vjeçari në Kamëz, dyshohet se qëlloi veten me armë

Gjendet i pajetë 13 vjeçari në Kamëz, dyshohet se

Një 13 vjeçar në lagjen Laknas të Kamzës është gjetur i pajetë brenda banesës. I mituri me iniciale E.D., dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut të babait të tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk  janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkatuara nga arma e gjahut.

Prokuroria po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe arsyet që e çuan 13 vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion paraprak

Në lagjen "Laknas" në Kamëz, dyshohet që shtetasi i mitur E.D. 13 vjeç, është vetvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk  janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkatuara nga arma e gjahut.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit