Flash News

KRYESORE

Gjendet i pajetë brenda makinës në Itali 33-vjeçari shqiptar

Gjendet i pajetë brenda makinës në Itali 33-vjeçari

Një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda një makine në Itali. Bëhet fjalë Alfons Kaja, i cili banonte prej disa kohësh në San Severino.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjet i vdekur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën provinciale 127, që lidh Tolentinin me San Severinon.

Fillimisht u mendua se ka pësuar aksident, por nuk përjashtohet mundësia e vdekjes për shkak të ndonjë sëmundjeje.

Karabinierët shkuan në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa trupi i pajetë i Kajës u dërgua në morgun e Maceratës.

 

Të fundit