Flash News

KRYESORE

Gjendet i pajetë një i ri në qendër të qytetit

Gjendet i pajetë një i ri në qendër të qytetit

Një person rreth të 30-ave është gjetur i pajetë ditën e sotme në qendër të Korçës.

viktima është gjetur pranë disa ndërtesave të pabanuara ndërsa mësohet se nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

“Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga "Ligor Rëmbeci", pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.

U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës”, njofton policia.

 

Të fundit