Flash News

KRYESORE

Gjendet i pajetë një person në zonën e ‘Brrylit’ në Tiranë, policia jep detajet e para

Gjendet i pajetë një person në zonën e ‘Brrylit’

Gjendet i pajetë një person këtë mëngjes në zonën e ‘Brrylit’ në Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, në trupin e një burri 75-vjeç  nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit