Flash News

KRYESORE

Gjendet i pajetë roja i një auto-servisi në autostradën Tiranë-Durrës

Gjendet i pajetë roja i një auto-servisi në autostradën

Është gjetur pa shenja jeta mëngjesin e sotëm roja i turnit të tretë i një auto-servisi në autostradën Tiranë-Durrës.

Viktima është shtetasi me inicialet Y.D., 58 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e pajetë dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit