Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur në hotel një turist francez, zbardhen dyshimet e para të policisë

Gjendet i vdekur në hotel një turist francez, zbardhen dyshimet e para

Një turist me origjinë nga Franca është gjendur i vdekur mëngjesin e sotëm në një hotel në qytetin e Krujës.

Sipas të dhënave të para nga policia, viktima është identifikuar si Bruno Bony 59 vjeç nga qyteti Rennes.

Sipas policisë, dyshohet se shkak për vdekjen e tij të papritur është bërë një atak kardiak. Turisti francez kishte mbërritur në Shqipëri përmes një guide turistike, bashkë me 52 turistë të tjerë. Kanë qenë miqtë e tij, ata të cilët kanë alarmuar personelin e hotelit, pasi ishte vonuar më shumë se zakonisht. Kur kanë hapur derën, e kanë gjetur 59-vjeçarin të pajetë në dhomën e hotelit.

 

 

Të fundit