Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur në makinë aktori i serialit “O sa mirë”, policia jep detajet

Paraditen e sotme policia e Kosovës njoftoi se një person është gjetur i pajetë në një automjet, në rrugën Gjakovë-Goden.

Mediat në Kosovë konfirmojnë se bëhet fjalë për një personazh të njohur.

Sipas ‘Tribuna Channel’ bëhet fjalë për një nga aktorët pjesëmarrës në serialin e humorit “O sa mirë”, Art Kurtin, i njohur si “gjakovari”. Kurti ishte njëherësh edhe kryetari i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Deri tani, shkaqet e vdekjes së papritur të aktorit, Art Kurti.

Të fundit