Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur një shqiptar në Itali, policia: Dyshohet se është vrarë

Gjendet i vdekur një shqiptar në shtëpinë e tij në Romë të Italisë.

Banesa e tij ndodhet në rrugën ‘Tota’ në Valmontone dhe sipas të dhënave të para nga mediat italiane bëhet fjalë për një person të seksit mashkull, 33 vjeç. Identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve të para dyshohet se 33-vjeçari shqiptar ka vdekur nga mbytja.

Të fundit