Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur një shqiptar në Selanik, autoritetet greke: Dyshohet se u vra nga i biri

Gjendet i vdekur një shqiptar në Selanik, autoritetet greke: Dyshohet

Gjendet i pajetë një shqiptar në Selanik të Greqisë. Sipas të dhënave të para që raportohen në mediat greke, 45-vjeçari me origjinë shqiptare u gjet në një “pellg “ gjaku pranë një këndi lojërash dhe kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë konstatuar fillimisht.

Fytyra e tij kishte plagë të shumta dhe goditje me sende të forta, çka ka bërë që policia të dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një vrasje.

Autoritetet dyshojnë se krimin e ka kryer djali i tij, pas dëshmisë së një gruaje, e cila ka deklaruar se ka parë momentin e krimit.

Policia ka bërë shoqërimin e djalit të viktimës dhe po e merr në pyetje.

Të fundit