Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur recepsionisti i një kompleksi turistik në Llogara

Gjendet i vdekur recepsionisti i një kompleksi turistik në Llogara

Recepsionisti i një hoteli në fshatin turistik të Llogarasë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotmë.

Përmes një njoftimi paraprak, blutë e Vlorës bëjnë me dije se “nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”, kështu që mendohet që 50-vjeçari të jetë vetëvrarë.

Sidoqoftë, hetimet vijojnë më tej për të zbuluar rrethanat që e shtynë 50-vjeçarin të kryente vetëflijimin.

Njoftimi i plotë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit