Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur tifozi i “çmendur” i Argjentinës, dyshohet se u vetëvra pas humbjes me Kroacinë

Trupi i Dinu Alex, i njohur si tifoz i “çmendur” i Lionel Messit, i cili u largua nga shtëpia pas humbjes së Argjentinës në Kroaci në Kupën Botërore të enjten në mbrëmje, u gjet i vdekur këtë mëngjes.

Banorët e zonës e gjetën të vdekur në Indi, në brigjet e lumit Menaçil, rreth 20 km larg nga shtëpia e tij në Ayarkunnam.

Para se të largohej, i riu   kishte lënë një shënim ku sqaronte aktin e vetëvrasjes.

“Nuk më ka mbetur asgjë për të parë në këtë botë. Po shkoj drejt vdekjes. Askush nuk ka përgjegjësi për vdekjen time”, shkruante në letrën që kishte lënë në banesë.

Ndërkohë, babai i viktimës tha se në dhomën e tij veç letrës kanë gjetur edhe një fanellë të Argjentinës dhe një kasë telefoni me fotografi të Messit.

 

Të fundit