Flash News

KRYESORE

Gjendet në kanal në gjendje të rëndë, biznesmeni i kromit ndërron jetë në spital

Gjendet në kanal në gjendje të rëndë, biznesmeni i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Biznesmeni i kromit, Murat Duriçi, 53 vjeç është gjetur në një kanal, në gjendje të rëndë, dhe që ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, raportojnë televizionet informative.

Burimet paraprake bëjnë me dije se dyshohet për një aksident por akoma nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Biznesmeni u gjet nga disa persona në një kanal me ujë.

Sipas informacioneve të para mendohet se 53 vjeçari u godit nga një furgon ndërsa ishte duke ecur. Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja dhe më pas u arrestua nga policia. Ai është Mentor Çeku, 45 vjeç.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, nisur nga fakti se viktima është një biznesmen i njohur i kromit. Gjithçka mbetet për t’u qartësuar për këtë rast.

Të fundit