Flash News

KRYESORE

Gjendet në kanal trupi i 20-vjeçarit, pista ku po hetohet

Gjendet në kanal trupi i 20-vjeçarit, pista ku po hetohet

Trupi i pajetë i një të riu është gjendur pasditen e sotme në fshatin Hoxharë e Vjetër të njësisë Ndëmënas në Fier. Mendohet që personi i seksit mashkull, është përplasur nga një makinë dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Viktima është identifikuar  si Arif Xhafa dhe trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit te Fierit. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku mbeti i vdekur 22-vjeçari fierak.

Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç. Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur. Po punohet për identifikimin e  mjetit dhe drejtuesin e tij”, njofton policia.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të fundit