Flash News

KRYESORE

Gjendet në plazhin e Darzezës gomonia 12 metra e gjatë, dyshimet e para të policisë

Gjendet në plazhin e Darzezës gomonia 12 metra e gjatë, dyshimet

Gjendet në orët e para të mëngjesit të sotëm një gomone në bregdetin e Darzezës në Fier.

Sipas të dhënave të para të policisë, gomonia e gjatë 12 metra dhe e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili. Dyshohet se do të përdorej për trafik lëndësh narkotike.

Mjeti lundrues u gjet nga Policia Kufitare bashkë me Delta Forcë, ndërsa patrullonin përgjatë vijës bregdetare të Darzezës.

Mendohet se skafistët kanë braktisur gomonen sapo kanë pikasur policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Të fundit