Flash News

KRYESORE

Gjendet një furgon i djegur në dalje të Tiranës, dyshime se ka lidhje me grabitjen në Rinas

Gjendet një furgon i djegur në dalje të Tiranës, dyshime se

Gjendet në orët e para të mëngjesit të sotëm një furgon i djegur, në dalje të Tiranës, në zonën e Tapizës.

Paraprakisht, mendohet se ka lidhje me grabitjen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u rrëmbyen të paktën 2 mln euro nga tre persona, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë me plumb në kokë.

Sipas ‘news 24’, brenda në furgonin e djegur mendohet se ka patur edhe armë zjarri si kallashnikovë dhe granata dhe po hetohet nëse ka lidhje me ngjatjen e djeshme.

Ky është mjeti i dytë i djegur i gjetur pas grabitjes në Rinas. Mjeti tjetër me të cilën u larguan autorët u gjet i djegur dje afër Bathores.

Të fundit