Flash News

KRYESORE

Gjendet një kafkë njeriu në kufirin me Greqinë, dyshohet se i përket Bledar Terpollarit

Gjendet një kafkë njeriu në kufirin me Greqinë, dyshohet se

Një kafkë njeriu është gjetur ditën e sotme në zonën e Prevezës, në Greqi. Kjo pjesë skeletore u gjet nga një punëtor gjatë pastrimit të një kanali.

Paraprakisht, dyshohet se kafka i përket trupit të masakruar të Bledar Terpollarit, 26-vjeçarit të vrarë në vitin 2016 në Greqi dhe është dërguar për ekzaminime në një laborator të posaçëm në Athinë.

Lidhur me këtë vrasje janë dënuar në shtetin helen dy shqiptarë. Në vendimin e Gjykatës thuhej që vrasja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës.

Të fundit