Flash News

KRYESORE

Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së Marjo Majollarit

Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga

Mëngjesin e sotëm është gjetur i djegur një automjet tip “Benz” në fshatin Gramëz në Fushë Krujë.

Paraprakisht, policia dyshon se ky automjet është përdorur nga autorët që ekzekutuan me 4 plumba 28-vjeçarin, Marjo Majollarin, mbrëmë në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Autorët e kanë braktisur dhe më pas duket se si kanë vënë flakën, për të humbur gjurmët dhe provat.

Deri tani janë shoqëruar në polici 15 persona, dëshmitarë okularë dhe familjarë të dy viktimave që babai i Marjos, Avni Majollari ekzekutoi në vitin 2000.

Paraprakisht, hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes nga vrasjet e të atit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm. Policia deri tani dyshon se në këtë vrasje ka gisht vëllai i Ilir Gjuzit, njërit prej viktimave që u vra në vitin 2000 nga i ati i Marjos.

Të fundit