Flash News

KRYESORE

Gjendet një person i pajetë në molin e peshkimit ne Vlorë, policia jep detajet e para

Gjendet një person i pajetë në molin e peshkimit ne Vlorë,

Është gjetur një person i pajetë në Triport të Vlorës. Ngjarja është raportuar nga banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë dhe ambulancën.

Policia ka dhënë detajet e para duke u shprehur se  "Pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar"  dhe që dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar.

Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.

 

Të fundit