Flash News

KRYESORE

Gjendet një trup i pajetë në Maliq të Korçës, dyshohet se mund të ketë vdekur nga i ftohti

Gjendet një trup i pajetë në Maliq të Korçës,

Një trup i pajetë është gjetur sot në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit, në Maliq të Korçës.

News 24 raporton se trupi i pajetë i përket shtetasit Muhamed Tabaku, rreth 52 vjeç.

Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.

News 24 raporton se 52-vjeçari flinte jashtë dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Të fundit