Flash News

KRYESORE

Gjendet një trup i pajetë në bregun e Leçes, mediat italiane: Dyshohet për avokatin Besnik Muço

Një trup i pajetë është gjetur më 6 nëntor në komunën e Castro në Leçe të Italisë. Mediat lokale raportojnë se viktima nuk është identifikuar ende, por dyshimet e autoriteteve lidhen me zhdukjen e avokatit shqiptar, Besnik Muço. Pritet të ekzaminohet ADN-ja për të verifikuar identitetin e saktë të viktimës, si dhe të zbulohen shkaqet e vdekjes.

Besnik Muço u zhduk më 2 nëntor pasi kishte hipur në tragetin e linjës Durrës-Bari. Gruaja e tij që jeton në Itali ka deklaruar se nuk kishte informacion se Muço do të kthehej atë ditë nga Shqipëria dhe sa zakonisht ai udhëtonte me avion.

Pas denoncimit, policia gjeti në traget sendet personale të avokatit.

Të fundit