Flash News

KRYESORE

Gjendet pas 12 ditësh në rezervuarin e Rrotullit trupi i muxhahedinit të zhdukur

Gjendet pas 12 ditësh në rezervuarin e Rrotullit trupi i muxhahedinit

Ditën e sotme, pas 12 ditësh kërkim, është gjetur në thellësi të rezervuarit në fshatin Rrotull, trupi i pajetë i shtetasit Iranian. Trupi i viktimës u konstatua sot në thellësi të rezervuarit, pas katër orë kërkimesh nga polumbarët e portit dhe efektivë të policisë Durrës.

Sipas burimeve, trupi i pajetë është pjesërisht i dekompozuar nga qendrimi për një kohë të gjatë në ujë, teksa është derguar për egzaminim në morgun e spitalit të Durrësit.

Kujtojmë që shtetasi Iranian me iniciale M.SH u zhduk me 19 qershor në rezervuarin e fshatin Rrotull  të Durrëssit, disa kilometra larg kampit të tyre, ku ishte futur për t'u larë.

Të fundit