Flash News

KRYESORE

Gjendet i varur në pemë një person tek Liqeni Artificial

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e liqenit Artificial. Policia e kryeqytetit thotë se “rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik. Policia thotë se nga këqyrja paraprake, viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe “dyshohet të jetë vetëvarur”, por nuk përjashtohet edhe krimi.

Nga ana e bluve po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit