Flash News

KRYESORE

Gjendja pas tërmetit, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile, Veliaj: Strehim edhe në konvikte

Gjendja pas tërmetit, mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile, Veliaj:

Është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës, pas tërmeteve që tronditën vendin.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se në lidhje me këtë rast kërkon marrjen e masave të menjëhershme. Ai theksoi se njerëzit që kanë nevojë do të streohen edhe në konvikte.

“Nga raportimet që mora, mora vesh që në disa vende ka shumë çadra dhe në disa nuk ka fare. Do të duhet të vlerësojmë se cilat familje kanë nevojë më shumë dhe cilat nga ta kanë nevojë për një ndihmë afatgjatë. Nëse një familje ka shumë persona, atëherë kanë nevojë më tepër. Konviktet janë perfekt pas rikonstuktimit. Në Durrës, nëse nuk duan që të strehohen te Kavalishenca, mund të strehohen te Qyteti Studenti dhe banesat sociale. Disa nga konviktet do të pastrohen dhe do të jetë gati. Punonjësit tanë socialë do të duhet që të komunikojnë me nxënësit, që njerëzit t’i kthehen normalitetit”-deklaroi Veliaj.

Të fundit