Flash News

KRYESORE

Gjendje emergjente në SHBA dhe Kanada, humbin jetën 21 persona

SHBA ka shpallur gjendjen emergjente pasi i ftohti polar ka mbërthyer Bregun Lindor. Temperaturat kanë arritur deri në minus 29 gradë C, ndërsa dëbora e të ashtuquajturit “cikloni bombë” ka mbërritur deri në Florida.

Në pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, temperaturat kanë zbritur në nivele ekstreme, ndërsa erërat kanë krijuar ndjesinë e temperaturës minus 67 gradë gjatë natës.

Furia e erës ka çuar në ndërprerjen e energjisë elektrike për dhjetëra mijëra banorë në Kanada, ndërkohë që mijëra borëpastruese po punojnë për të hequr dëborën nga rrugët përqark mbarë Bregut Lindor amerikan. Acari ka shkaktuar kaos në qarkullim si dhe ka çuar në anulimin e mijëra fluturimeve gjatë të enjtes dhe të premtes.

Në këto kushte, guvernatori i Nju Jorkut Andreë Cuomo deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme. Për shkak të motit të ashpër 19 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara dhe 2 në Kanada.

 

Të fundit