Flash News

KRYESORE

Gjëndrat tiroide, shenjat që tregojnë se jeni prekur nga kjo sëmundje

Gjëndrat tiroide, shenjat që tregojnë se jeni prekur nga kjo

Përveç gjenetikës, sëmundja e gjëndrës tiroide ndikohet nga jeta e vështirë, të ushqyerit e dobët dhe ndryshimet në statusin hormonal të tilla si shtatzënia dhe menopauza tek gratë. Çrregullimet në punën e kësaj gjëndre të rëndësishme janë problemi i dytë më i zakonshëm pas diabetit.

Simptomat e para të gjëndrës tiroide të parregullt janë: enjtje qafe, humbje ose shtim në peshë, rënie e flokëve, si dhe ndryshimet në nivelin e energjisë dhe humorit.

Pasi gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin, çrregullimi i saj mund të rezultojë me probleme të sterilitetit dhe presionit të lartë të gjakut, goditje në zemër dhe probleme të shëndetit mendor në formën e depresionit.

Shkaku më i zakonshëm i sekretimit të pamjaftueshëm të hormoneve të tiroides është sëmundja autoimune e sindromës Hashimoto, e cila konfirmohet nga testimi i antitrupave të tiroideve peroksidase (TPO) dhe tiroglobulinës (Tg).

Trajtimi i hipertireozës përfshin terapi me barna antitireoidal që bllokojnë formimin dhe lirimin e hormonit tiroid, si dhe beta-blockers që punojnë në rastin e ngadalësimit të punës së zemrës.

Pasi terapia mund të rezultojë në efekte anësore si reduktimi i numrit të leukociteve, ajo nuk është e përhershme. Nëse nuk vjen deri te shërimi, atëherë fillon trajtimi me jod radioaktiv, largimi i pjesshëm ose i plotë i tiroides.

Nëse është e nevojshme, trajtimi mund të vazhdojë me hormone sintetike.

Të fundit