Flash News

KRYESORE

"Gjeneral" Gattuso me dorë të hekurt, u tregon vendin lojtarëve të Napolit!

"Gjeneral" Gattuso me dorë të hekurt, u tregon vendin

Trajner i ri, rregulla të reja! Gennaro Gattuso mund të marrë drejtimin e Napolit shumë shpejt dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Ekipi italian do të zyrtarizojë ish-teknikun e Milanit pas largimit të Carlo Ancelottit dhe duket se trajneri i ri do të vijë direkt me rregulla të forta.

Ai shquhet për karakterin e tij të fortë dhe do të vendosë menjëherë skuadrën në grumbullim 48 orë para ndeshjes me Parmën. Napolitanët nuk e kanë pastur traditë grumbullimin para ndeshjes dhe kjo solli dhe polemikat me Carlo Ancelottin në muajt e fundit, por Gattuso nuk do t'ia dijë. 41-vjeçari do ta nisë menjëherë me vendim të fortë për t'i treguar lojtarëve se ai është lideri i skuadrës.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka zgjedhur pikërish ish-milanistin për shkak të eksperiencës së tij në Itali, por dhe për figurën e ashpër që ai ka. "Gjeneral" Gattuso ka një detyrë të vështirë, pasi morali i ekipit është shumë dobët pas problemeve me gjobat, pavarësisht kalimit në raundin e 1/16 në Champions.

Të fundit