Flash News

KRYESORE

"Gjeneral" Telushi karikon lojtarët, tregon problemet e Partizanit

"Gjeneral" Telushi karikon lojtarët, tregon problemet e

Mesfushori Bruno Telushi ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes që Partizani do të luajë kundër Teutës. Takimi do të zhvillohet nesër, në stadiumin "Niko Dovana", prej orës 16:00. Tekniku i përzgjedhur për dy ndeshjet e fundit Renaldo Kalari ka plus dhe afrimin e mesfushorit me eksperiencë.

Dy humbje radhazi - "Të them të drejtën, momenti që po kalojmë nuk është i lehtë. Megjithatë, mos ta bëjmë më të vështirë se duhet. Janë dy humbje radhazi, që Partizani nuk i provonte prej kohësh. Ekipi dinte të reagonte gjithmonë pas një humbjeje. Kësaj here na ka ndodhur ndryshe. Mendoj se është momenti të tregojmë veten sa të fortë jemi si grup dhe si ekip".

Krisja me Lerdën - "Kjo pjesa e shkarkimit i takon klubit, që bëri zgjedhjen e vet. Për ato krisjet, çfarë kanë qenë, apo çfarë kanë dalë në media, mendoj t’iu vëmë kapakun këtu dhe të mos shohim mbrapa. Ajo që iku, iku. Trajneri Lerda e mbylli dhe unë i uroj suksese. Nuk dua të kthehem mbrapa, tek ato që kanë ndodhur".

Teuta - "Nuk kam frikë nga transferta në Durrës. Unë këtë karakter kam. Nëse ke frikë, më mirë mos shko fare në luftë. Frika nuk qëndron aspak tek ne".

Largimi i Asanit -  "Vlerat e tij kanë qenë të padiskutueshme te Partizani, e ndihmonte shumë ekipin. Sidoqoftë, në grupin aktual kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Grupi te Partizani është më i rëndësishëm se individi”. 

Të fundit