Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
Akti i pare: Dekreti-shkarkimi kumtoi; "për me qënë rilindas duhet të zhvishesh, z. gjeneral. Lakuriq. Rrugë tjetër nuk ka.” -Kush more unë? Kurrën e kurrës. Për kryet'em' s'ma ka heq kush xhamadanin, përjashtuar nana e shkolla e "begsit" qysh kur isha vocrrak. Ene në dush këmishën e nënbrezit s'e kam heq' kurrë. E dëgjoi këtë debat Drejtësia e "keqe" që kalonte aty pari. Mblodhi drejt-anakët me frak dhe aty për aty shkroi vendim të formës së prerë: "Jo lakuriq Gjenerali. Edhe sikur mustaqet t'i bien Presidencës. Gjenerali do të gjeneralojë jo vetëm i veshur me uniformë e spaleta siç e ka bërë shkolla, po do të kthehet në detyrë. Pikë."
Si në "skaramanci" ekstreme ndodhi, ç'nuk kishte ndodhur kurrë. Në vend të binin spaletat e Gjeneralit, filluan t’i bien mustaqet Presidentit. Buza epërme e Presidencës u shfaq nudo. Mbas këtij triumfi gjenerali nxori nga brezi biçakun e "demokleut" dhe e ndau në dy rriska vendimin e gjykatores. Për vete mbajti dorovinë e dopio-rrogës dhe gradave dhe uniformës, rriskën tjetër e hodhi në kosh. Disa media e shpjeguan këtë zemrim të gjeneralit me konfliktin e interesit, jo aq me Nishan-Presidentin sa me postin e President-Nishanit. Sipas shumicës së tyre, nuk do të ndodhte as lirimi, as incidenti i mustaqeve, po qe se gjenerali do të ishte atje ku e kishin caktuar lideri i madh me propozim të shkrimtarit të madh.
Ndërkohë gjenerali kishte rrëmbyer uniformën, fërkoi me pastë shndritëse togëzat, rripat e gradat derisa ato xixuan, dhe u nis duke lënë kështu Shtabin e Ushtrisë për shtabin e rilindjes.
Akti i dytë: Rruga nga Shtabi në shtab nuk ishte e gjatë, po as pa peripeci. Kishte provuar parada e kalime në rivistë para udhëheqësish që ia brofnin e ngazëllenin zemrën djaloshare, kur NATO, Traktati i Varshavës, dridheshin nga eksplozivet e groshës ushtarake të partisë dhe karabina e kovaçhanes kineze, siç kish provuar boll' marshime të gjata akademike. Ajo që si kish bërë vaki kurr’iherë, përveçse në mënyrë "platonike" ishte të marshonte mes për mes "Edenit" të një partie politike. Lakuriqeshat pa qoftë një gjethe te shenja e gjinisë, me urdhër nga lart, për nder të tij, kishin formuar një korridor spektakolar ku do kalonte gjenerali drejt shtabit të ri. Këngët bestyte që ato këndonin, gjenerali s’i mori vesh kurrë, por duke bashkuar gjestet e duarve të shtrira në drejtim te hall(at)it të bash-nudistit, me "oktavin" ngritës të zërit, sa herë duart i afroheshin "hallit të shefit," e mori me mend se e gjithë kjo melod'Ramë i dedikohej ...ngritjes së "shtetit" që s'po i ngrihej...
Sidoqoftë gjenerali me sa thonë, as u josh as u troshit. Ai vijoi rrugën për në "itakën" ku ishte nisur po aq largpamës i patundur sa "udhëseo" i moçëm i Egjeut. S'u desh shumë po pa e vendosur mirë ndenjurën në ndejësen e zyrës, midis zhurmërisë jashtë u dëgjua një "bëlldum" i ububushëm. "Kishte rrëshqitur vetingu, thanë, dhe ky kishte rënë mbi drejtësinë e sipëme, kjo e fundit copë-copë. Fiks shkaku "kanceroz" i mosngri-tjes së "...shtetit" të shefit. Për "bëlldumin" tjetër që pasoi të parin, nuk kërkoi fare informata, mbasi rrapëllima e qelqeve sqaronte gjithçka. Parandjenja i thoshte se ishte koka e "qemalit" me syzet e florijta që krekosej nga maja e mullarit të barit... As vetë nuk e kuptoi sesi kjo rënie e "qemalit" kaq "human" iu asocua me fshatarin e kahershëm që s'ditën ta qanin vajtimoret. Fshatarin e shkretë lajmi se qe bërë me djalë, e gjeti n'majë të mullarit e ky në vend të falenderonte Zotin, filloi të nxirrte nga pantallonat veglën kontribuese për lindjen e djalit, dhe ra e vdiq me gjithë të në doré. Bëlldumin e tretë e pasoi një heshtje si bisht komete, sa s'u mor'vesh send prej sendi. Ndërkohë gjenerali përfitoi nga rasti për ti dhënë një korrektim librit të tij të parë për "skender’begun" e ri.
Akti i tretë: -Të do shefi në zyrën e vet- i tha një rilindas egërshan, pa gjethe përpara e me lesh gjoksi si ferra iriqi. Gjenerali nuk impresionohej më nga kjo uniformë rilindase. Mori drejtqëndrim gati-tu, rropati takën e këpucës dhe u nis drejt zyrës Madhe me flutura. -Merre këtë propozim-dekret. Është kopja tënde. Kupton ti nga këto shkresa? -Si urdhëron shoku kryerilindas. Kuptoj. Mjekra e gjeneralit kishte ngrirë "qendër-ndero" ndersa gradat dridheshin si varg troftash në ujin e ftohtë të Urakës. Sqarimi i mëtejshëm i shefit konsistonte se me t'u kthyer dekret-propozimi nga noteri i Presidencës "pa mustaqe" gjenerali do të konvertohej me të gjitha atributet në rilindas prej vërteti. Tani me kokën "nudo" gjenerali-nudo, ka mësuar me "spelling" fjalë për fjalë këngët besyte të rilindjes, dhe i ka hyrë vrullshëm me sa thuhet që t'i japë "një dorë" ngritjes... së "shtetit" të shefit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38