Flash News

KRYESORE

Gjeometri, mësime fetare dhe balet. Kurrikula e vështirë me të cilën do të përballet Princi George

Gjeometri, mësime fetare dhe balet. Kurrikula e vështirë me

Javën e ardhshme, Princi George nis klasën e parë në “Thoma`s Battersea” dhe ai nuk do të mësojë vetëm shkronjat dhe shkrim e lexim. Ai do të përballët me një kurrikul shumë të vështirë që përmban dhe mësime matematike që tani. Edhe pse është vetëm 5-vjeç, George do të mësojë shkencë, anglisht, gjeografi, mësime fetare, teknologji, kompjuter, art-dizajn, muzikë dhe madje edhe balet.

Kjo është një kurrikul enkas për princin e vogël, i cili ka mundësi edhe të zgjedhe mes italishtes, qeramikës dhe filozofisë.

George, edhe pse i vogël, do t’i duhet të studiojë edhe matematikën, në një klasë speciale të pajisur edhe me 22 kompjutera. Do të përpiqet të mësojë sesi të lëvizë miun (mouse) dhe më pas do të marrë bazat e algoritmave. Por, një dedikim të veçantë do të ketë edhe ndaj baletit. Plot 35 minuta mësim gjatë javës, shoqëruar nga muzika, që do të luhet drejtpërdrejt përmes pianove. Studimet e tij përfshijnë edhe artin, teknologjinë e dizajnit, muzikën dhe dramën.

Burimi: People

Të fundit