Flash News

KRYESORE

Gjërat që mund të blini në Bitcoin

Gjërat që mund të blini në Bitcoin

Këtë vit, bitcoin u transformua nga të qenit një hobi në një makineri e prodhimit të shpejtë të parave.

Sa më i njohur bëhet bitcoin, më shumë tregtarë dhe biznese do të jenë të gatshëm ta pranojnë si monedhë legjitime.

Ndoshta shumë prej nesh akoma nuk e ka kuptuar çfarë është apo si funksionon, por BusinessMag mund t’ju tregojë disa nga gjërat që mund t’i blini me Bitcoin.

Një apartament në Dubai

Ju nevojitet një apartament i ri? Pse mos ta merrni në Dubai? Aston Plaza and Residences në Dubai njoftoi kohët e fundit se do të pranonin bitcoin si pagesë për studiot dhe apartamentet me një/dy dhoma gjumi. Çmimet fillojnë nga 27.55 bitcoin, ose rreth 127.800 dollarë.

Pica

E kuptuam që bitcoin ishte i vërtet kur zbuluam se me të mund të blihen pica. PizzaForCoins ju lejon të porosisni në piceri të ndryshme përmes faqes së tyre të webit duke paguar me bitcoin.

Bileta avioni/hoteli

Kompanitë e udhëtimit e kanë përkrahur bitcoin që në fillimet e tij. Kompani si Expedia dhe CheapAir tani e pranojnë bitcoin përmes faqes së tyre në web për rezervim hoteli apo bileta avioni.

Ju madje mund të shkoni në hapësirë me bitcoin përmes Virgin Galactic.

Një darkë në restorant

Është e çuditshme, por jo dhe shumë e pazakontë për baret dhe restorantet të pranojnë bitcoin sidomos në Berlin, ku në vitin 2013 pronari i një restoranti tha se 10% e klientëve të tij paguajnë me kriptomonedha.

Bitcoinrestaurants.net është faqja e internetit që ju sugjeron të gjithë rrjetin e restoranteve ku mund të paguani me bitcoin.

Një diplomë universiteti

Universiteti i Nikozisë në Qipro ofron diploma masteri në monedhën dixhitale. Ata gjithashtu pranojnë pagesat e shkollimit në bitcoin. Kostoja totale për diplomën është rreth 14,500$, por nëse paguani në bitcoin, ju përfitoni një zbritje prej 5%.

Kompjuterë

Në vitin 2014, kompania Dell njoftoi se do të pranonte blerjet me bitcoin në dyqanet online, duke u bërë kështu kompania më e madhe e asaj kohe që lejoi diçka të tillë.

Por sot, Dell nuk është zgjedhja e vetme, nëse interesoheni për të blerë një kompjuter me bitcoin. Newegg është gjithashtu një kompani online ku mund të blini jo vetëm kompjuter, por çdo pajisje të nevojshme teknologjike duke blerë me bitcoin.

Të fundit