Flash News

KRYESORE

Gjergj Bojaxhi: Qeveria të bëj thirrje, jam gati të dhurojë për të restauruar Teatrin Kombëtar

Gjergj Bojaxhi: Qeveria të bëj thirrje, jam gati të dhurojë

Historia dhe ngjarjet që kanë ndodhur në godinën e Teatrit, përtej arkitekturës unike janë arsyet kryesore për ta ruajtur objektin. Kështu u shpreh Gjergj Bojaxhi para deputetëve ku po shqyrtohej projektligji që parashikon shembjen e Teatrit.

“Duke prishur godinën, ose më saktë këtë tempull të kulturës tonë, historia harrohet. Kombet ekzistojnë në saj të kulturës dhe kujtesës. Duke e prishur ne zyrtarizojmë fshirjen e historisë”, tha Bojaxhi.

Më tej, ai tha se është i gatshëm për të dhuruar para nëse qeveria do t’ju bëjë thirrje qytetarëve për restaurimin e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

“Sa herë shteti shqiptar ka bërë thirrje qytetarët i janë gjendur. Le të bëjë shteti thirrje dhe qeveria shqiptare dhe unë do të jem i pari në radhë që do të dhurojë për të restauruar Teatrin Kombëtar. Po e deklaroj këtë gjë publikisht këtu. Bëjeni këtë thirrje si shtet dhe do ta shikoni reagimin e qytetarëve. Po ju si deputet nuk do ta jepnin rrogën e një muaji për të bërë restaurimin e teatrit Kombëtar?”, u shpreh Bojaxhi.

 

Të fundit