Flash News

KRYESORE

Gjergj Bojaxhiu ka bërë një ‘dhuratë’ për vajzat në ditën e votimeve… për pak na shpëtoi

Ndonëse mediat shkruajtën për fëmijët e deputetëve që votuan ditën e djeshme për herë të parë, për pak na kaloi pa u vënë re një ndër simpatikët  e rinj që votuan dje. Bëhet fjalë për djalin e kreut të “Sfida Për Shqipërinë”, Aleksandër Bojaxhiu.

Jo vetëm Kejda (Vajza e Majlinda Bregut) dhe Bora (Vajza e çiftit Meta), por dje ka votuar për herë të parë edhe Aleksandri, djali i politikanit Gjergj Bojaxhiu. Ai shkoi  për të votuar bashkë me të atin dhe mamanë e tij, Jolën në qendrën nr.2 në Tiranë.

Gjergj Bojaxhi, kandidati i parë i Sfidës për Tiranën në këto zgjedhje, nuk ka bërë kurrë fushatë me familjen e tij, por dje, në ditën e votimit ai u shfaq i shoqëruar nga ajo pjesë e familjes që votonte, duke lënë në shtëpi vajzën, Anën. Djali i Bojaxhiut është një çun “cool” dhe “trendi” dhe me siguri që në foton e parë që ka postuar i ati me të dhe të shoqen, Aleksandri ka fituar zemren e shumë vajzave.

Të fundit