Flash News

KRYESORE

Gjergj Buxhuku: Shqipëria ka më shumë se oligarkë, kush janë bizneset e rrezikshme

Gjergj Buxhuku: Shqipëria ka më shumë se oligarkë, kush

“Shqipëria ka më shumë se oligarkë. Kjo mënyrë mbrojtje dhe sulmi që i bëhet biznesit është masakrim”. Kështu u shpreh kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, ku tregoi se, sipas tij, kush janë biznesmenët e rrezikshëm.

“Rrezikon që të mos kemi biznes të madh kombëtar. Shqipëria nuk ka oligarkë të mirëfilltë nga biznesmenë. Ato që sot përmenden me emra, nesër do jenë klientë të qeverisë së Ramës. Pse them që mbrojtja kriminale, që po iu bëhet biznesmenëve është kriminale, sepse nuk është e sinqertë”, theksoi Buxhuku.

Ai shtoi se problemi më i madh qëndron në faktin se oligarkia është politizuar.

“Kemi biznese që kanë punuar në vite dhe kanë vënë kapital. Problemi është që këtu oligarkia është politizuar. Vetë politika promovon në biznese instrumente të saj. Kemi biznese që krijohen nga hiçi, emra të panjohur që regjistrohen në offshore. Vënë dorë në buxhetin e shtetit përmes PPP dhe nuk ka garë”, tha kreu i Konfindustrisë.

Të fundit