Flash News

KRYESORE

Gjergj Leka: E vetmja këngë që na ka përfaqësuar denjësisht në Eurovision është e Eugent Bushpepës

Gjergj Leka: E vetmja këngë që na ka përfaqësuar

Kantautori Gjergj Leka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur për pjesëmarrjen e tij në festivalin e fudvitit në RTSH si dhe opinionin e tij  për mënyrën si zgjidhet kënga fituese që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Gjergj Leka tha se duhet të bashkohen 2-3 festivale për të nxjerrë këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovison, ndërsa sipas tij deri më tani në këtë festival na ka përfaqësuar denjësisht vetëm Eugent Bushpepa.

“Shteti duhet të vlerësojë artistët. U ndjeva mirë në festival. Goditi shumë nata e dytë dhe nuk e prisja që të kishte atë pakt. Ishte hera e parë që kam parë publikun në sy. Dje më ka marrë në telefon Pandi Laco. Në festival kishte një juri me 150 të rinj dhe zgjedhja e dytë e tyre ishte kënga ime. Jam i kënaqur se kënga. Unë gjithmonë kam qenë i idesë që një këngë që na përfaqëson në Eurovioson duhet të bashkojmë 2-3 festivale për të nxjerrë një këngë. E vetmja këngë që na ka përfaqësuar denjësisht në Eurovision ka qenë kënga e Eugent Bushpepës vjet. Eugent Bushpepa na ka nderuar dhe ne duhet të mendojmë si të bëjmë një këngë edhe më të mirë se ajo. Përfaqësuesja e Izraelit  vetëm këngë nuk ishte, por fitoi për arsye të tjera”- tha kantaurori.

 

Të fundit