Flash News

KRYESORE

Gjergj Leka surprizon Rudina Magjistarin, i kushton këngë

Gjergj Leka surprizon Rudina Magjistarin, i kushton këngë

Kantautori i njohur Gjergj Leka ka qenë i ftuar në studion “Rudina” në tv Klan,  por këtë herë ai nuk ka shkuar duarbosh, por me një dhuratë për moderatorin.

Leka i ka dedikuar një këngë moderatores të cilën e konsideron si një shembull për të gjitha vajzat, gjithashtu pjesë e surprizës është bërë dhe stafi i Rudinës.

Nga reagimet e Rudinës u dallua se ajo ngeli e surprizuar dhe e kënaqur nga dhurata e mikut të saj.

“Meqë jemi tek surprizat që më ke bërë ti. Sot isha nga vjehrra ime dhe më pyeti nëse mund të përgatiste një byrek për ty. Por, kjo nuk është dhuratë. Ti mendon se një kokë si e imja do linte pa të bërë një surprizë ty? U bë tre herë që më surprizon. Një tip si unë ç’dhuratë mund ti bëjë Rudina Magjistarit që i ka të gjitha? Por unë mendoj se ti një gjë nuk ke marrë në jetën tënde dhe është shumë vështirë ta marrësh. Dhurata ime për ty është ajo që jeton më gjatë, unë të kam shkruar një këngë. Në atë këngë nuk është vetëm dora e Gjergj Lekës por e të gjithëve. Dhe e drejta e autorit në këtë këngë është shprehja që komshija ime i thoshte vajzës së vet: Të rritesh dhe të bëhesh zonjë si Rudina Magjistari”, tha Leka.

 

Të fundit