Flash News

KRYESORE

Gjergj Meta i quan 'kriminale' përpjekjet për rehabilitim të Enver Hoxhës

Gjergj Meta i quan 'kriminale' përpjekjet për rehabilitim

Javët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje që i ka dhënë shtysa një debati të rihapur për komunizmin, Enverin, rehabilitimin etj. Së pari, Ilir Meta është futur në Presidencë, çka u ka dhënë krahë 'komunistëve radikalë' dhe, së dyti, është publikur një letër që shkrimtari Ismail Kadare i dërgonte Enver Hoxhës, një rast i mirë për detraktorët e shkrimtarit për t'u hedhur në sulm. Gazeta 'Dita', mbështetëse dhe promovuese e 'enverizmave', së fundmi ka kërkuar nëpërmjet 'një grupi veteranësh', heqjen e statujës së Mbretit Zog nga Bulevardi.

Ja çfarë mendimi ndan Gjergj Meta, prifti i njohur, i sapoemëruar ipeshkëv i dioqezës së Mirditës, i kontaktuar nga politiko.al:

Jam duke ndjekë në mënyrë tangente debatin për Enver Hoxhën. Në rastin më të mirë, heronjtë e vetëm të asaj kohe janë ata që u burgosën e vranë për mendimin e lirë dhe sepse ishin kundër komunzimit kriminal të Enver Hoxhës, por edhe djemtë dhe vajzat që, me sinqeritet punuan për ndërtimin e shoqërisë  me iluzionin se po bëjnë diçka të mirë. Kurse Enver Hoxha me shokë ishin thjesht një bandë kriminale, të udhëhequr nga nje ideologji e mbrapshtë, vendi i së cilës në histori duhet të jetë harresa ose, në rastin më të mirë kujtimi për të mos e përsëritur. Çdo përpjekje për rehabilitim është kriminale. Dhe, kush flet për komunizëm të ardhur në mënyrë legjitime në Shqipëri harron se edhe nazizmi e fashizmi erdhën në mënyre pleblishitare në pushtet, por kjo nuk do të thotë asgjë dhe nuk justifikon komunzimin kriminal dhe antinjerëzor në Shqipëri.

Të fundit