Flash News

KRYESORE

Gjergj Prevazi: Politikat kulturore të shtetit janë mjerane, duhet të jenë më aktive dhe më të ndjeshme

Gjergj Prevazi:  Politikat kulturore të shtetit janë mjerane,  duhet

Koreografi i mirënjohur Gjegj Prevazi, pedagog në Universitetin e Arteve,  njëherësh drejtori artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Dansit Modern dhe Kontemporan, që këtë vit vjen në edicionin e tij të 12, shprehet se artistët shqiptarë janë detyruar që të largohen jashtë vendit, si pasojë e politikave të këqija kulturore të qeverisë dhe posaçërisht të Ministrisë së Kulturës. 

“ Ajo që pret komuniteti i artistëve ndaj Ministrisë së Kulturës apo qeverisë së re është, më së paku, dyfshimi i buxhetit. Buxhetet për skenën e pavarur kulturore në vend, por dhe për institucionet e artit publike janë shumë të ulëta. Janë mjerane. Po kështu kushtet teknike janë me shumë probleme. Besoj dhe shpresoj që në politikat e ardhshme kulturore dhe në përzgjedhjet e ardhshme, që do të bëjë qeveria e re, duhet të ketë një sensibilitet më të madh për rritjen e buxhetit për artin dhe kulturën, por përgjithësisht dhe për menaxhimin e teatrove tona, të hapësirave tona artistike me qëllim për t'i bërë ato kompetitive jo vetëm brenda territorit shqiptar, por për një raport të qartë dhe në tregun europian të artit dhe kulturës. Nëse do të marrim vendet rreth nesh mjafton të shikosh buxhetet. Përmend teatrin e Prishtinës, që e ka buxhetin vjetor 400 mijë euro. Krahasimisht me teatrot tanë janë 4-5 fish i buxheteve. Po kështu në Bosnjë, ku Sarajeva ka 5 teatro të cilët financohen nga Ministria e Kulturës dhe nga bashkia e qytetit, buxheti i të cilëve është shumë herë më i lartë se ne në Shqipëri. Kur them 5 teatro, janë të gjithë profesionistë dhe kanë një organikë të caktuar aktorësh permanentë dhe kërcimtarësh të tillë. Atje politikat e shtetit janë më sensibël karshi kulturës dhe artit, teatrit. Ne duhet të pranojmë që ata janë më aktivë në politikat kulturore se sa ne. Si duket vazhdojnë ta ruajnë këtë traditë dhe kanë dhe egon e një lloj kompeticioni ndërmjet vendeve të ish-Jugosllavisë”, thotë koreografi Prevazi.

Të fundit