Flash News

KRYESORE

Gjermanët e humbin qetësinë, Ministria e Jashtme replikon me tifozin anglez në ‘Twitter’: Keni 52 vite që nuk fitoni

Për gjermanët nuk ka qenë e lehtë eliminimi nga Kupa e Botës që në fazën e grupeve. Performanca e dobët e kampionëve në fuqi ka zhgënjyer me miliona tifozë në mbarë botën, përfshirë ata në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Faqja zyrtare në ‘Twitter’ e ministrisë gjermane ka replikuar me një qytetar anglez, i cili i thoshte mirupafshim në gjermanisht skuadrës së Joachim Löw.

Ministria e Jashtme ka korrigjuar anglezin për gabimin në të shkruar dhe më pas ka ironizuar me performancën e Anglisë në Botëror.

“Në të vërtet shkruhet “Auf Wiedersehen". Fat të mbarë për ekipin anglez, ndoshta mund të fitojnë këtë vit. Sa është bërë – 52 vite???”,- ka qenë përgjigjja e ministrisë gjermane.

Të fundit