Flash News

KRYESORE

Gjermani/ Arrestohen pesë shqiptarë dhe një rumun, u kapën me kokainë me vlerë 20 mln euro

Gjermani/ Arrestohen pesë shqiptarë dhe një rumun, u kapën

Policia gjermane arrestoi pesë shqiptarë dhe një rumun dhe sekuestroi 500 kg kokainë me vlerë 20 milionë euro në qytetin Ulm. Mediat gjermane raportojnë se lënda narkotike ishte fshehur në kuti me banane dhe u zbulua fillimisht nga një punonjës i kompanisë “Fruchthof Nagel”.

Ai po kryente një kontroll të rastësishëm për të analizuar cilësinë e mallit të ardhur. Policia u njoftua menjëherë dhe nisën hetimet për të rënë në gjurmë të porositësve. Agjentët e mbajtën të fshehtë lajmin ndërsa nisën operacionin për arrestimin e personave të përfshirë.

Kokaina u la në kutitë me banane dhe gjatë mbrëmjes së të shtunës disa persona tentuan që të futeshin në magazinën e kompanisë.  Ata u arrestuan në flagrancë nga forcat speciale të landit të Bavarisë dhe janë të moshës 24 deri në 39 vjeç.

Dyshohet se të gjashtë të ndaluarit udhëtuan në Gjermani nga shtetet e tyre enkas për të marrë sasinë e lëndës narkotike dhe do të largoheshin përsëri pasi ta kishin marrë atë. Gjykata në Bavari vendosi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Të fundit