Flash News

KRYESORE

Gjermani/ Basha në “Ditën e Biznesit 2019”: PD ka masat e nevojshme për zhvillimin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në Ditën e Biznesit 2019 me sloganin“Fillim i ri për Gjermaninë dhe Evropën”. Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Ekonomik Gjerman me pjesëmarrjen e 4000 sipërmarrësve, ministra të kabinetit Merkel, kryetaren e CDU- Annegret Kramp-Krrenbauer dhe kandidatin e Partisë Popullore Evropiane për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Basha tha se pjesëmarrjen në këtë event e shikon si “një mundësi unike për të parë nga afër mekanizmat se si një qeveri e përgjegjshme bashkëpunon me sipërmarrjen, dialogon me të dhe planifikon masa lehtësuese në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.”

“Biznesi është gjeneratori i zhvillimit dhe punësimit ndaj PD është e vendosur të zbatojë masat e nevojshme për të lehtësuar klimën e biznesit dhe për të garantuar një mjedis tërheqës për investimet e huaja siç kemi parashikuar në planin tonë ekonomik. Gjithçka në funksion të punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.”, deklaroi Basha.

Në këtë aktivitet, kryetarja e CDU, Annegret Kramp Karrenbauer u shpreh se ajo që për të ka më shumë rëndësi është që kompanitë në Gjermani të mbeten konkurruese.

Zgjidhje në vend të krizave, guxim në vend të frikës është motoja e Manfred Ëeber, Kandidati për President i Komisionit Evropian i cili theksoi se qëndron për një politikë të bazuar në investime, mundësi dhe konkurrencë.

Të fundit