Flash News

KRYESORE

Gjermani, kafshët arratisen nga kopshti zoologjik, banorët mbyllen në shtëpi

Gjermani, kafshët arratisen nga kopshti zoologjik, banorët mbyllen

Në një kopësht zoologjik në qytetin Lynebah të Gjermanisë, janë arratisur dy luanë, dy tigra dhe një xhaguar, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të zonës.

Autoritetet lokale kanë hapur alarm dhe kanë  këshilluar banorët të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërkohë që kanë bërë thirrje që nëse dikush shikon ndonjë nga kafshët në rrugë të njoftojë policinë.

Sipas mediave gjermane, kafshët kanë arritur të arratisen pas thyerjes së rrethojave të cilat ishin dëmtuar nga përmbytjet.

Ndërkohë mësohet se nga kafshët e arratisura ishte edhe një ari, por për fat të mirë ai është qëlluar edhe është kapur.

Të fundit