Flash News

KRYESORE

Gjermani/ Kolona e dasmorëve shqiptarë alarmon policinë, operacion masiv për ta ndalur

Gjermani/ Kolona e dasmorëve shqiptarë alarmon policinë,

Dhjetëra dasmorë shqiptarë e kanë lënë gëzimin në mes në Hamburg të Gjermanisë, pasi u ndaluan nga policia. Për shkak të shqetësimeve të qytetarëve, policët gjermanë u organizuan dhe ndaluan një kolonë dasmorësh prej 20 makinash. Ata nisën kontrolle të imtësishme, ku u gjetën bomba tymuese, marijuanë dhe disa gëzhoja fishekësh.

Mediet gjermane shkruajnë se ngjarja ndodhi në afërsi të stacionit hekurudhor “Dammtor”. Për këtë rast janë ndaluar një kolonë e gjatë prej 20 makinash. Dëshmitarët kanë parë një kolonë të gjatë me makina në një dasmë shqiptare, ku janë dëgjuar zhurma të ngjashme me të shtënat e armëve.

Pasi u ndaluan për kontroll, në makina e dasmorëve shqiptarë u gjet drogë, bomba tymuese dhe një sërë gëzhoja fishekësh. Gjithsesi autoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit