
Flash News
Vrasja në Tale, identikohet autori i ekzekutimit të Pjetër Kazajt
Hidhet shorti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të gjykojë dosjen “Partizani”
Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”/ Shpallet në kërkim autori dhe pronari i picerisë, arrestohen 3 punonjësit
Digjen dy automjete në Maliq, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Provimi i Gjuhës së Huaj, të martën nisin zyrtarisht 'ethet' për maturantët
Gjermani/ Nga azil në kontratë pune, Bundestagu miraton ligje të reja

Nga mesi i vitit 2015, Danish Mirza erdhi nga Pakistani në Gjermani dhe shtroi kërkesë për azil. Ai mësoi gjermanisht dhe gjeti madje edhe mbështetje tek një shoqatë e badmintonit. Dëftesa pakisteneze e infermierit dhe një shkollë kualifikimi në Gjermani e ndihmuan atë të bënte një praktikë dhe në fund të merrte një kontratë pune fikse në një azil pleqsh. Pas dy vitesh përvojë pune, ai dëshiron të kryejë tani një shkollim si infermier i specializuar. Për Mirzan raportuan mediat gjermane, sepse ai ia paraqiti personalisht shqetësimet e tij kancelares Merkel në fund të prillit, në dialogun me qytetarët në Shvedt, Brandenburg. Aty Merkel bëri të ditur, se që këtë vit do të marrë udhë një ligj që i kushtohet azilit dhe forcave të kualifikuara. Të premten (07.06) Bundestagu miratoi paketën e migrimit.
Këtu bën pjesë edhe ligji „për kthimin e kontrolluar", të cilin jo vetëm Jörg Schindler, drejtor federal ekzekutiv i Të Majtëve e quajti „shkelje të paralajmëruar të kushtetutës". Sanksionimet e parashikuara aty, mes tyre edhe shkurtimi i ndihmave sociale në rast të mungesës së kooperimit, thjeshtimet e rregullave për dëbimin dhe akomodimi i të ndaluarve për dëbimin në burgje, janë për shumë vetë jo të pajtueshme me ligjin gjerman.
Edhe bukë edhe kërbaç
Nga ana tjetër, ligje të tjera të kësaj pakete migrimi do t‘i lehtësojnë forcat punëtore nga jashtë që të integrohen në tregun gjerman të punës - kjo jo vetëm për azilkërkuesit në Gjermani, por edhe për ata njerëz, që aplikojnë për vizë pune në një vend të tretë.
Paketa ligjore e miratuar në Bundestag të premten, sipas Helen Schëenken, studiuese e migrimit në Universitetin e Osnabrykut është kundërthënëse: „Në njërin ligj thuhet, se ne duam të të kemi ty, në një ligj tjetër vendosen pengesa kaq të larta, saqë gati do bëhet e pamundur, që të futesh në këtë leje të përkohshme qëndrimi për shkollim profesional apo punësim.
Leja e përkohshme (duldung) e qëndrimit ekzistonte edhe më parë: Azilkërkues të refuzuar që provonin, se kishin një vend shkollimi profesional, kanë të drejtë të kërkojnë që për kohën e shkollimit të marrin leje të përkohshme, nëse plotësohen disa kushte. Këtë leje e merr kush nuk vjen nga një „vend i sigurtë origjine", nuk ka kryer vepra penale dhe nuk e ka fshehur identitetin. Pas kësaj shanset për një leje pune dhe qëndrimi dy vjeçare janë të mira
A po kthen Gjermania „të gabuarit"?
Në Dhomën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, DIHK parimisht vlerësohet si pozitive që azilkërkuesit të kenë shanse të mira për t'u futur në tregun gjerman të punës. Në fund të vitit 2018, afër 400.000 vetë, sidomos ata që erdhën si refugjatë në vitin 2015 kishin gjetur një vend pune apo shkollimi profesional. Constantin Bräunig, nga rrjeti i DIHK, „Firmat integrojnë refugjatët" është i mendimit, se ligjet e reja të paktën një pjesë të refugjatëve do mund ta ndihmojnë për qëndrim të rregullt në Gjermani. „Sigurisht mbetet pyetja, nëse aspekte të caktuara janë vërtet stimuluese: Nëse krijohen afate pritjeje, atëherë kjo është kundraproduktive, njerëzit që kanë një punë t'u mundësohet edhe qëndrimi." Bräunig thekson, se nëse një kërkesë azili është refuzuar dhe kjo ka hyrë në fuqi, duhet që personat „e detyruar për largim" të tolerohen (me leje të kufizuar-duldung) fillimisht 3, ose 12 muaj derisa të kenë të drejtë për një leje qëndrimi për shkollim profesional apo punësim. Ministri i Punës, Hubertus Heil, SPD, tha në vitin 2018, se ka „ndjesinë se kthehen ata që nuk duhen larguar nga Gjermania."
Avokatë dhe ekspertë raportojnë, se pjesërisht azilkërkuesit e integruar mirë kthehen, thjesht, sepse gjenden më kollaj, se ata që kanë kaluar në ilegalitet. Edhe tek DIHK kanë dëgjuar raste për personat që duhet të largohen e që merren nga vendi i punës me policë. Raste të veçanta, sipas Bräunig, por që kanë ndodhur.
Ndërrimi i „korsisë" nuk bëhet më i lehtë
Kjo mund t'i ndodh edhe Danish Mirzas. „Kuota e njohjes së azilit për azilkërkuesit nga Pakistani nuk është shumë e lartë, thotë studiuesja Schëenken. „Kushtin për një leje të përkohshme për shkak të shkollimit sipas ligjeve të reja ai e përmbush më së hershmi tre muaj pas refuzimit të kërkesës për azil."
Për kaq kohë ai duhet të shpresojë për duldung, që e vendosin zyrat e të huajve. As ligji i imigrimit të fuqisë punëtore, me të cilin punëtorë nga vende të treta më shpesh do të duhet të marrin një leje qëndrimi të pakufizuar, nuk e ndihmon Mirzan, nga pikëpamja e sotme, sepse ai ka hyrë në shërbimin infermierik pa provime e kështu nuk i përmbush kushtet, mendon ekspertja. Pra ndërrimi i korsisë, kalimi nga një procedurë azili tek viza e punës është i vështirë.
Mirza vetë argumentoi para Merkelit jo me nene, por me arsyen e ftohtë njerëzore: Shteti gjerman ka investuar ndërkohë shumë para për të dhe komuna në Shvdet po ashtu ka pasur shumë angazhim, që një ditë ai të dëbohet. Merkel tha, se bëhet fjalë për një „rast tipik" të cilin ajo do ta përfshijë në bisedime. Megjithatë ndërrimi i korsisë – nga azilant në të punësuar nuk është futur në paketën e migrimit. „Një shans i humbur, që u mundësonte një numri të madh njerëzish ndërrmin e qëndrimit." Por sipas Schëenken, kushtet për këtë janë kaq forta, saqë kjo nuk ka për t'u realizuar."/ Burimi: DW
Të fundit



Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë, era përhap flakët
2 Qershor 2025, 13:57

Bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba, Policia Rrugore bën bilancin e javës
2 Qershor 2025, 13:40
Euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni
2 Qershor 2025, 13:33
Manipulimi me vettingun për Irena Gjokën, Malltezi: Dështim total i çdo zyre shteti
2 Qershor 2025, 13:22
Hysaj: Ndaj Serbisë me qetësi e kurajë, kjo ndeshje është për krenarinë kombëtare
2 Qershor 2025, 13:14

Bullgaria sfidon kaosin dhe vazhdon rrugën drejt euros
2 Qershor 2025, 12:53
Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale
2 Qershor 2025, 12:52

U zgjodh deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
2 Qershor 2025, 12:29

Vrasja në Tale, identikohet autori i ekzekutimit të Pjetër Kazajt
2 Qershor 2025, 12:07

Rritja e çmimit të banesave në Tiranë, eksperti: Ka fluks paraje me origjinë të dyshimtë
2 Qershor 2025, 11:49
'Drejtësi për Hamidin': Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit
2 Qershor 2025, 11:41
Hidhet shorti, gjyqtarja Elsa Ulliri do të gjykojë dosjen “Partizani”
2 Qershor 2025, 11:26
Dështon edhe përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
2 Qershor 2025, 11:12




Berisha nga SPAK: Kjo zyrë e shtetit do të shpallet seksion i kartelit Troplini
2 Qershor 2025, 10:20
Koeficientet, si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension
2 Qershor 2025, 10:11
Digjen dy automjete në Maliq, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
2 Qershor 2025, 10:00
Provimi i Gjuhës së Huaj, të martën nisin zyrtarisht 'ethet' për maturantët
2 Qershor 2025, 09:55
Logu: Na mohojnë transparencën për farsën e 11 majit!
2 Qershor 2025, 09:44
Dhjetë mënyra për t’u ndjerë energjikë nëse as kafja nuk ju bën efekt
2 Qershor 2025, 09:33
I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena
2 Qershor 2025, 09:24
Nis vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, meteorologia paralajmëron verë të thatë
2 Qershor 2025, 09:11
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
2 Qershor 2025, 09:02
Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton shoferi
2 Qershor 2025, 08:56
Për farsën zgjedhore të 11 Majit në Shqipëri
2 Qershor 2025, 08:47
Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
2 Qershor 2025, 08:36
U rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë, ndërron jetë prifti Kristaq Vaso
2 Qershor 2025, 08:32
Berisha paraqitet sot në SPAK, demokratët mblidhen para Prokurorisë së Posaçme
2 Qershor 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Qershor 2025, 08:10
Mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, parashikimi për ditën e hënë
2 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Qershor 2025, 07:46
Zyrtare, Juventusi cakton Damien Comollin si drejtor gjeneral
1 Qershor 2025, 21:57

Kuçana: Kandidatët e opozitës janë kërcënuar nga “bandat e Ramës në Shkozet”
1 Qershor 2025, 21:11

Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën dhe adoleshenti
1 Qershor 2025, 20:18
Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në një piceri tek Ali Demi, detajet nga policia
1 Qershor 2025, 19:51
Futbollisti francez shpallet “lojtari i sezonit” në Champions League
1 Qershor 2025, 19:25
Rusia akuzon Ukrainën për 'sulm terrorist' ndaj bazave ajrore
1 Qershor 2025, 18:57
Një spital përfshihet nga flakët në Hamburg të Gjermanisë, humbin jetën tre pacientë
1 Qershor 2025, 18:32
Nesho: Regjimi autokratik i Ramës nuk ka lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira
1 Qershor 2025, 18:10
Vetëvrasja e emigrantit maroken, aktivistja: Ka kushte çnjerëzore në Gjadër
1 Qershor 2025, 17:49

Zhbllokimi i krizës politike, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
1 Qershor 2025, 16:57
31 të vdekur pas sulmit të Izraelit pranë qendrës së ndihmës në Gaza
1 Qershor 2025, 16:40
Të paktën 150 të vdekur nga përmbytjet e mëdha në Nigeri
1 Qershor 2025, 16:14
Flakët përfshijnë masivin pyjor të Darëzezës në Fier
1 Qershor 2025, 15:56
Identifikohet i riu që humbi jetën nga aksidenti në hyrje të Vlorës
1 Qershor 2025, 15:08
SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore
1 Qershor 2025, 14:54
Aksident i rëndë në Vlorë, përplaset automjeti me dy të rinj, vdes njëri prej tyre
1 Qershor 2025, 14:28

Vetëvrasja e emigrantit maroken, aktivitstët protestojnë para kampit të Gjadrit
1 Qershor 2025, 13:48
Festimet e fitores së PSG kthehen në tragjedi, dy të vdekur, mbi 500 të arrestuar
1 Qershor 2025, 13:26

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 8 të arrestuarit
1 Qershor 2025, 12:41
Punëtori i huaj vdiq në punë, arrestohet inxhinieri i firmës së ndërtimit në Tiranë
1 Qershor 2025, 12:20
Makina përplas motorin, vdes 67-vjeçari në Bilisht
1 Qershor 2025, 11:56
Detaje nga vrasja në Tale, dyshohet se Pjetër Kaza u qëllua në gjoks dhe kokë
1 Qershor 2025, 11:39
Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
1 Qershor 2025, 11:22

Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, iu gjetën doza kokai*e të fshehur në makinë
1 Qershor 2025, 10:40
Merz do të takohet me Trump në Uashington më 5 qershor
1 Qershor 2025, 10:18
Sot 1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve
1 Qershor 2025, 10:01
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
1 Qershor 2025, 09:47
Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”
1 Qershor 2025, 09:24
PSG mposht Interin, rrëmben trofeun e Champions League
1 Qershor 2025, 09:08

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Qershor 2025, 08:40
E rëndë në Tale të Lezhës! Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari
1 Qershor 2025, 08:25
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit
1 Qershor 2025, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Qershor 2025, 08:01
Rritet anemia në popullatë
31 Maj 2025, 22:18
Zgjedhjet, Noka: Në Shqipëri më 11 maj u zhvillua një farsë
31 Maj 2025, 21:44


Jola Hysaj pas rezultatit në Durrës: Vota mund të jetë tjetërsuar
31 Maj 2025, 20:37


Dënohen me burg dy aktorët e njohur turq, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu
31 Maj 2025, 19:35

Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në Tiranë
31 Maj 2025, 18:59


Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
31 Maj 2025, 17:35
Studimi: Gjysma e botës përjetoi një muaj më shumë verë në vitin 2024
31 Maj 2025, 17:10



