Flash News

KRYESORE

Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur nga sulmi i përgjakshëm në supermarket

Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur nga sulmi i

Mediat lokale gjermane sapo kanë  bërë  të  ditur se një person është vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi të përgjakshëm me thikë në një supermarket në Hamburg të Gjermanisë.

I dyshuari si autor është arrestuar, megjithatë, zyrtarët kanë refuzuar të komentojnë mbi një motiv të mundshëm.

“Ne nuk kemi informacion të qartë për motivin apo numrin e të plagosurve“, tha policia në një postim në Të itter.

Sulmi ndodhi në mes të Fuhlsbüttler dhe Hermann Kauffmann në rrethin e Barmbek, Hamburg pas orës 3 me orën lokale të premten, raporton BILD.

Policia e armatosur ka ngritur një kordon sigurie dhe i kërkoi publikut që të shmangë zonën për shkak të devijimit të trafikut.

Të fundit