Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjermani që trazoi Brukselin: 'Der Sabathil' , diplomati që po hetohet si spiun i dyshuar i kinezëve
Mathew KARNITSCHNIG/ POLITICO
Për mirë ose për keq, çështja e spiunit që po zien në Bruksel i ka dhënë Gerhard Sabathil-it vëmendjen që dëshironte gjithmonë.
Një ish-ambasador flambojant i BE, me një pasion për kravatat-flutur dhe një shije për gjërat e mira në jetë, Sabathil është njeriu që autoritetet gjermane dyshojnë si qendrën e një operacioni klandestin kinez që synonte dërgimin e sekreteve europiane në Pekin. Një zëdhënës i zyrës së prokurorit federal në Karlsruhe, Gjermania jugperëndimore, tha se hetimi i tre të dyshuarve të paidentifikuar lidhej me "dyshimin për aktivitet të agjentëve të shërbimit sekret".
Javën e kaluar, hetuesit vizituan nëntë prona në Bruksel, Berlin, Bavari dhe Baden-Württemberg, përfshirë banesat gjermane të Sabathil-it dhe zyrat e punëdhënësit të tij, firmës lobuese me bazë gjermane EUTOP. Sabathil, i cili ka nënshtetësi gjermane dhe hungareze, u bë drejtor menaxhues i zyrës së EUTOP në Berlin në 2017 dhe shtoi të njëjtin pozicion në zyrën e Brukselit vitin e kaluar.
Ajo që e bën çështjen kaq shpërthyese është se Sabathil kaloi më shumë se 30 vjet duke punuar për BE, përfshirë poste si kreu i Strategjisë së Politikës së Jashtme të Komisionit Europian dhe përfaqësuesi më i lartë i bllokut në Gjermani.
As Sabathil dhe as dy të dyshuarit e tjerë në këtë çështje nuk janë akuzuar ose arrestuar, sipas prokurorit federal. Emri i tij iu konfirmua POLITICO nga disa zyrtarë në Bruksel dhe Berlin dhe ai u përmend në Parlamentin Europian javën e kaluar nga eurodeputeti gjerman Sven Giegold në kontekstin e lidhjeve mes institucioneve europiane dhe firmave lobuese.
Forca e çështjes kundër Sabathil-it është e paqartë. Firma e tij tha se ai i mohon me forcë pretendimet kundër tij dhe avokati i tij i tha gazetës Bild se prokurorët kanë tërhequr një kërkesë për urdhër-arrest si pjesë e hetimit.
Sabathil nuk ka dhënë asnjë deklaratë për rastin. Ai dhe avokati i tij nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për koment për këtë artikull.
Një avokat për EUTOP tha se vetë firma nuk ishte e përfshirë në aferë. EUTOP hoqi profilin e Sabathil-it nga faqja e internetit këtë javë. Një përfaqësues i kompanisë nuk pranoi të thotë nëse ai është ende i punësuar atje.
Megjithëse zyrtarët e Komisionit Europian kanë kohë që dyshojnë se kinezët infiltrojnë në Bruksel me spiunë, akuzat ndaj ish-diplomatit të lartë e kanë trazuar kryeqytetin e Europës. Rasti u shfaq teksa Europa është në mes të një debati të nxehtë nëse do të lejojë gjigantin e telekomit kinez Huawei të ndërtojë rrjete 5G në të gjithë kontinentin.
Kundërshtarët argumentojnë se një veprim i tillë do t'i jepte Pekinit një hyrje në thesarin e të dhënave europiane ndërsa Huawei këmbëngul se të dhënat do të mbrohen. Përkrahësit e Kinës, kancelarja gjermane Angela Merkel në mesin e tyre, janë të kujdesshëm që të mos e tjetërsojnë një vend që është bërë një nga partnerët kryesorë tregtarë të rajonit.
Diplomati sqimatar
Ata që e njohin Sabathil-in janë mësuar me diplomatin e shndërruar në lobist që e kthen veten në qendër të vëmendjes.
Një prani e njohur në Berlin vitet e fundit, Sabathil-i dallonte në detin e kostumeve gri në pritjet diplomatike dhe në konferencat përreth qytetit, me koleksionin e tij të kravateve shumëngjyrëshe dhe drizën e flokëve të argjendtë, një pamje që një gazetar gjerman e përshkroi si "Gary Cooper sqimatar".
Që nga anëtarësimi në EUTOP në 2017, ai fitoi një reputacion si një operator energjik.
"Kishte pak pritje ku ai nuk mori pjesë," tha një diplomat i lartë i cili e ka njohur Sabathil-in që nga vitet 1990. "Ai ishte jashtëzakonisht aktiv dhe i dukshëm kudo."
Edhe pasi hetuesit trokitën javën e kaluar, Sabathil nuk e ndryshoi agjendën publike, duke marrë pjesë në një koncert në bashkinë e qytetit të Berlinit organizuar në partneritet me presidencën e Kroacisë të Këshillit të BE.
"Ai ishte te bufeja e ushqimeve, si gjithmonë," tha një tjetër i ftuar që e takoi.
Sabathil, një burrë i gjatë dhe i pashëm, tani në mesin e të 60-tave, është në shumë mënyra diplomati europian kuintesencial, një bisedues i aftë që me lehtësi debaton për pikat më të imëta të politikës monetare europiane ose të ardhmen e qytetërimit perëndimor.
Jo të gjithë magjepseshin, megjithatë.
"Ai ishte gjithmonë dikush që pretendonte se i njihte të gjithë dhe kishte besimin e tyre, por unë gjithmonë kisha përshtypjen se ishte një fjalaman që përpiqej të mbi-shiste veten", tha një zyrtar i CDU gjermane i cili kishte kontakte të rregullta me Sabathil kohët e fundit.
Një 'trafikant' i lidhjeve dhe njohjeve të supozuara, zyrtarë të shumtë që e takuan thanë se Sabathil nuk kishte drojë për të treguar 'letrat kredenciale' dhe lidhjet e tij në BE nëpër kokteje dhe i pëlqente t'i gostiste dëgjuesit me histori që ai i rrëfente si lidhje të thella në botën e politikës, biznesit dhe kulturës europiane. Për të forcuar gravitetin e vet, Sabathil i shtoi emrit titullin e "profesorit" honorifik, një referencë për punën e tij si pedagog (i ftuar) universiteti.
Sabathil, një konservator politik, shpesh përdori lidhjet me Kristian-demokratët e Merkel, sipas zyrtarëve në Berlin dhe Bruksel. Emra si Elmar Brok, ish-anëtari gjerman jetëgjatë i Parlamentit Europian dhe Günther Oettinger, ish-Komisioneri europian, ishin gjithashtu pjesë e rrjetit të tij.
Njeriu i qytetit
Nyja e jetës së tij në Berlin ishte Unter den Linden, bulevardi historik që të çon në Portën e Brandenburgut. Ai ishte parë shpesh duke shëtitur lart e poshtë rrugicës me rreshta pemësh në pjesën qendrore të Berlinit, midis Bundestagut, zyrave të EUTOP, selisë së Komisionit dhe Calice D’oro, restorantit të tij të preferuar italian.
Sabathil u rrit afër skajit të Pyllit të Zi në Gjermaninë jugperëndimore, por ai u thoshte të njohurve se ndjehej më i rrënjosur në tokat e paraardhësve të tij në Europën Qendrore.
Familja e nënës së Sabathil-it erdhi nga Hungaria dhe ai mban nënshtetësi gjermane dhe hungareze. Ai gjithashtu flet pak hungarisht dhe "gjithnjë gjente miqësinë e hungarezëve", tha një zyrtar i BE që e njeh. Këto kontakte përfshijnë Péter Györkös, ish-ambasadorin e Hungarisë në BE dhe të dërguari aktual të Budapestit në Berlin. Nuk ka asnjë shenjë që Györkos ose ndonjë kontakt tjetër i tij ishin në dijeni ose të përfshirë në aferën e dyshuar të spiunimit.
Sabathil shpesh kreditonte historinë e gjatë të familjes së tij në perandorinë e tejshtrirë Habsburgase si cytëse të pasionit të tij për një Europë të bashkuar dhe që e çoi atë drejt trupit diplomatik të BE-së, Shërbimet e Aksionit të Jashtëm Europian.
"Unë jam në fakt më shumë një Altösterreicher sesa një gjerman," i pat thënë një të njohuri, duke përdorur një term të vjetër gjerman për të përshkruar qytetarët e territoreve kryesore të Habsburgasve.
Babai i Sabathil-it rrjedh nga Ronsperg, një qytet në Boheminë perëndimore, (gjyshi i tij ishte kryebashkiak) që tani është pjesë e Republikës Çeke. Si shumica e gjermanisht-folësve në atë rajon, Sabathil-ët u detyruan të largohen nga e ashtuquajtura Sudetenland pas Luftës së Dytë Botërore dhe u vendosën në Gjermaninë Jugore.
Trashëgimia Habsburgase
Sabathil e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së hershme duke punuar në Europën Qendrore dhe Ballkan. Në vitet 1990, ai u martua me një grua çeke dhe krijoi familje. Ai ende ka një banesë në Bohemi pranë shtëpisë stërgjyshore, ku shpesh shkon dhe viziton fëmijët dhe ndjek vajzën e tij në garat e hipizmit.
"Unë jam nga të paktët njerëz që janë rikthyer të jetojnë atje ku prindërit dhe gjyshërit kishin djepat e tyre," i tha ai një intervistuesi gjerman në 2017.
Një ekonomist me profesion, Sabathil filloi karrierën në BE, më 1984, në drejtoritë e konkurencës dhe buxhetit në Komisionin Europian.
Ai u ngrit me shpejtësi në karrierë, duke u bërë pjesë e kabinetit të Zv/Presidentit të Komisionit Karl-Heinz Narjes në 1987. Dy vjet më vonë, u bë bashkëautor i "Programet e Subvencioneve të Komunitetit Europian" me gruan e tij të parë, e cila vdiq më vonë. Libri u bë referencë standarde për gjermanisht-folësit që studiojnë BE-në, i njohur thjesht si "Der Sabathil".
Në 1992-in u bë pjesë e delegacionit të Komisionit në Pragë, ku u kthye në anëtar të shquar të bashkësisë diplomatike. Ai ishte një "djalosh i pashëm" me "shumë para" dhe "lidhje të mira", tha një zyrtar i BE-së, që e njihte në atë kohë.
Emërimet në pozicione të larta në Bruksel, Oslo dhe Berlin, ku ai ishte përfaqësuesi më i lartë i Komisionit deri në vitin 2008, pasuan.
Në vitin 2012, pasi drejtoi Njësinë e Planifikimit të Politikës së Jashtme të Komisionit Europian për disa vjet, ai u promovua si shef i Drejtorisë së Azisë Lindore dhe Paqësorit.
Në vitin 2015, u emërua ambasador në Korenë e Jugut, por vitin pasues autoritetet gjermane i revokuan certifikatën e sigurisë dhe u detyrua të kthehej, sipas një zëdhënësi të Shërbimeve Europiane të Aksionit të Jashtëm (EEAS), një veprim që nuk u bë publik në atë kohë. (Autoritetet e sigurisë kombëtare janë përgjegjëse për sigurimin e certifikatave të sigurisë për qytetarët e tyre që punojnë për institucionet e BE-së.)
Rreth asaj kohe, ai gjithashtu takoi gruan aktuale, një kineze që punonte si përkthyese. Ajo tani jeton me të në Berlin së bashku me fëmijën e tyre të vogël.
Dy diplomatë dhe një zyrtar i Komisionit Europian, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë POLITICO se Sabathil 'u tërhoq' nga posti i tij në Seul për shkak të lidhjeve me Kinën, megjithëse ata japin variante të ndryshme për natyrën e atyre lidhjeve.
Nëse ngjarjet që shkaktuan vendimin për të revokuar certifikatën e tij të sigurisë në vitin 2016 janë të lidhura me hetimin aktual, është vetëm një nga shumë pyetjet e hapura që autoriteteve u duhet ende të adresojnë.
Thellësia e angazhimit të tij me kinezët gjatë periudhës së tij në Azi, dhe më pas, është gjithashtu mister.
Në një parathënie që shkroi për një libër të botuar në 2018, Sabathil e përshkroi veten si një profesor vizitor në Universitetin Sichuan në Chengdu, Kinë.
Në mënyrë private, Sabathil shpesh shprehte skepticizëm për kulturën politike të Kinës dhe të ardhmen e sistemit autoritar.
Ai gjithashtu ishte shpërfillës për vendet e tjera të Azisë Lindore si Koreja e Jugut dhe Japonia.
"Sabathil në të kaluarën ishte shumë i zëshëm për epërsinë e vlerave europiane dhe demokracisë përballë partnerëve tanë liberalë të Azisë Lindore," tha Hosuk-Lee Makiyama, drejtor i Qendrës Europiane për Ekonominë Politike Ndërkombëtare, një think-tank me bazë në Bruksel.
"Do të ishte jashtëzakonisht ironike nëse ai merrte para nga një qeveri autoritare".
*Jacopo Barigazzi, Lili Bayer, Laurens Cerulus, Jakob Hanke, Judith Mischke dhe Zia Weise kontribuan për këtë artikull
**Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38