Flash News

KRYESORE

Gjermania, asnjë tolerim për azilantët nga Shqipëria, vjen një tjetër avion me shqiptarë dhe kosovarë...

Gjermania, asnjë tolerim për azilantët nga Shqipëria, vjen

Një tjetër avion special me emigrantë të paligjshëm, është nisur nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë. Brenda pak javës kanë qenë disa avionë njëri pas tjerit që kanë sjellë emigrantë që u është refuzuar qëndrimi në Gjermani. Më e fundit, bëhet e ditur se të paktën 44 personave, u është refuzuar kërkesa për azil nga ana e Gjermanisë. Mes personave të cilët janë paraqitur si azilkërkues por që u është refuzuar kërkesa ka dhe shqiptarë. Autoritet gjermane bëjë të ditur se këta 44 shtetas janë deportuar nga Gjermania për në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë. Më anë të një deklarate Ministria e Brendshme e Bavarisë, duke cituar mediat gjermane, bën të ditur se avioni me azilkërkuesit u nis nga Mynihu. Sipas saj, 43 prej tyre kishin shkuar për azil në landin e Bavarisë, ndërsa një tjetër në North Rhine Westplahia. “Kujtdo që i refuzohet kërkesa për azil në Bavari duhet të kthehet menjëherë në vendin e tij të lindjes”, tha Ministri i Brendshëm, Joachim Herrmann.

Të fundit