Flash News

KRYESORE

Gjermania dhe Bayern kanë një lider, ky është synimi i ri i Barcelonës

Gjermania dhe Bayern kanë një lider, ky është synimi i ri i

Barcelona i ka vënë syrin lojtarit polivalent të Bayernit, Joshua Kimmich. Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas e do me çdo kusht gjermanin, sepse ai mund të përdoret në dy dhe madje më shumë pozicione.

Pritet që Barcelona të bëjë ofertën e parë që në janar. Bavarezët ka vite që kanë refuzuar ta shesin xhevahirin e tyre, i transferuar në kohën e Guardiolës për vetëm 8 mln euro.

Shkarkimi i Niko Kovacit pak ditë më parë ka lëkundur skuadrën bavareze dhe nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, nëse dëshira e lojtarit është largimi. Kimmich është lider i ardhshëm i kombëtares gjermane për mesfushën, ashtu siç ka qenë Toni Kroos vitet e fundit.

Të fundit