Flash News

KRYESORE

Gjermania dhe Franca thirrje Donald Trump: Mos u tërhiq nga marrëveshja me Iranin

Gjermania dhe Franca thirrje Donald Trump: Mos u tërhiq nga

Ministrat gjermanë dhe francezë të Punëve të Jashtme gjatë një deklarate të përbashkët sot në Berlin i kërkuan presidentit Donald Trump që të mos tërhiqet nga marrëveshja bërthamire me Iranin.

“Ne druhemi se një dështim do të sillte përshkallëzim dhe se do të rikthehemi në kohën para vitit 2013”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas gjatë një takimi me homologun e tij Jean Yves Le Drian.

Maas u shpreh se bota është më e sigurt me marrëveshjen se sa pa marrëveshjen dhe se firmëtarët europianë të kësaj marrëveshje kanë përgatitur rekomandime të mira për partnerët e tyre amerikanë.

Më 12 maj presidenti amerikan do të vendosë nëse do të mbështesë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin apo të rikthejë sanksionet mbi Teheranin.

Të fundit